Shkup, 5 mars – Përparim Avdili nga fshati Llojan i komunës së Likovës dje është zgjedhur deputet në kuvendin e Cyrihut.
Ai përmes një mesazhi postuar në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë nga zemra që e kanë mbështetur dhe i kanë dhënë përkrahje.
“Miq e dashamirë, ju falenderoj nga zemra, mund të ju konfirmoj se jam zgjedhu deputet i kuvendit të Zurichut, për momentin nuk mund t’i përgjigjem cdokujt, ndjesë. I juaji Përparimi”, ka shkruar kështu Avdili.