Qeni i racës Great Dane mendohet të jetë më i madhi në botë pasi peshon sa një elefant bebe, rreth 95 kg. “Ai është një qen i madh dhe na kanë treguar që kur ishte i vogël se është shumë i rëndë për moshën e tij. Kur veterinerët e peshuan për të parë se sa mjekime duhet të merrte për këmbën e tij të sëmurë, të gjithë në kirurgji u habitën. Por Balthazar është qen i qetë dhe i pëlqen që të ulet e të luajë me fëmijët dhe macet tona”, kanë thënë Vinnie dhe Diexie për qenin e tyre, i cili është vetëm 5 vjeç. Pronarët e tij nga Nottingham e kanë quajtur Balthazar dhe kanë treguar se vetëm ushqimi i tij çdo muaj kushton 138 dollarë.
Ky është qeni më i madh në botë, peshon 95 kg (FOTO)
Leave a comment