Shkup, 14 shkurt – “Some days are just extra special” (Disa ditë janë shumë të veçanta). Ky është postim i fundit i publikuar pak çaste para aksidentit i njërit nga viktimat e aksidentit të mbrëmshëm, Rametulla Abduraimi nga fshati Debresht, i cili bashkë me 14 udhëtarë tjerë, ndërroi jetë në autobusin e Durmo Turs që u rrokullis në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë. (koha.mk)