Piloti që kreu sulmin kimik që vrau 87 civilë sirianë është një Gjeneral i Asadit i cili kreu sulm të ngjashëm muajin e kaluar, bëhet e ditur. Gjenerali Muhamed Hasouri, një komandant në ushtrinë e Asadit, u fotografua duke u përgëzuar për sulmin në Khan Shekhoun të martën në Twitter. Fares Shehabi, një ministër për Alepon dhe një anëtar i lartë në regjimin e Asadit, postoi një fotografi në rrjete sociale duke shtrënguar duart me Gjeneralin Ali Abdullah Ayoub, shefi i Ushtrisë Siriane Arabe. Shehabi përshkroi fotografinë: “Shefi i ushtrisë siriane falënderon Gjeneralin Haytham Hasouri për shkatërrimin e objekteve me armë të Al Kaidës në Khan Sheikhoun, Edlib”.