Rregulli i vetëm nuk është se “Amerika gjithmonë fiton”… Që nga zgjedhjet amerikane, presidenti i tanishëm Donald Trump është konsideruar si njeriu më i rrezikshme në botë. Por, të gjithë gabuan, sepse në fakt është Peter Navarro. Ai është shkrimtar i shumë librave dhe konsiderohet se ai përhapë ekonomi të dyshimtë, alarmuese, mashtruese edhe shumë të rrezikshme. Ideja e Navarës është që vendet si Kina, Japonia dhe Gjermania të instalojnë një sistem tregtar kundër SHBA-së dhe se “tepricat e tyre të mëdha të eksportit, janë si rezultat i manipulimit te monedhave dhe trukeve të tjera”.
Në mendjen e Navarrës, Partneriteti Trans-Pacific është i vdekur, duke marrë me vete qindra miliarda dollarë të fitimit të mundshëm ekonomik. Ai ka propozuar që marrëveshja e tregtisë SHBA-BE duhet të bjerë së bashku me marrëveshjen “NAFTA” e Shteteve të Bashkuara me Kanadanë dhe Meksikën. Ekspertët paralajmërojnë se Navarra mund të ketë ndikim në Trumpin më shumë se që mund të imagjinohet, pasi ideja e tij e vetme është t’i shkaktojë dëm SHBA-së dhe ekonomisë botërore. “Idetë e Navarrës lëre që janë të pakuptimta, por edhe tmerrësisht të rrezikshme”, shkruan së fundmi CNN.