Anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah është zgjedhur futbollisti më i mirë i ndeshjeve të para në fazën e grupeve. Egjiptiani shënoi një gol në barazimin 2:2 ndaj Sevillas, po kjo ka mjaftuar që tifozë ta përzgjedhin si më të mirin. Kështu Salah në garë për këtë çmim mposhti lojtarët tjerë të mëdhenj si Ronaldo, Messi, James, Neymar, Lukaku, Taison dhe Kane.