Duke festuar “shëmtinë” qe 140 vite, Piobbico është rizgjedhur si kryeqyteti botërorë i njerëzve të “shëmtuar”
I vendosur në mes të maleve Apennine e detit Adriatik, Piobbico është një qytet mesjetar i bukur e i mbushur me ndërtesat nga guri e i rrethuar nga pemët e maleve. Por pavarësisht bukurive të tij, Piobbico është rizgjedhur si kryeqyteti botërore për njerëzit më të “shëmtuar”. Që nga viti 1879, ky qytet me 2 mijë vendas ka qenë shtëpia e “Club dei Brutti” (Klubi i shëmtuar), shoqata me anëtarë të cilët besojnë se “një person është ashtu si është e jo ashtu si duket”.
Nga gjenerata në gjeneratë, ajo se çfarë filloi si një ide utopike është kryer në një lëvizje botërore. Sot, e ashtuquajtura “World Association of Ugly People” (shoqata botërore e njerëzve të shëmtuar) numëron mbi 30 mijë anëtarë nga e gjithë bota, raporton BBC. Klubi “Club Dei Brutti” fillimisht është krijuar si një shërbim për të ju gjetur grave beqare të qytetit burra.
Gjatë evoluimin, fshatarët lokal e kthyen në një mision për t’i kujtuar shoqërisë se bukuria e brendshme është më e rëndësishme se sa dukja fizike, më 2007, Piobbico ka zbuluar një statujë të dedikuar për njerëzit e shëmtuar në qendër të qytetit. Sot, është shumë e lehtë për tu bërë pjesë e klubit. Anëtarët e rinj vetëm duhet të gjykojnë dhe të vlerësojnë “shëmtinë” e anëtarit potencial, e cila mund të vlerësohet nga “e pa specifikuar” e deri te “shumë i shëmtuar”.
Megjithatë, anëtarët e grupit nuk janë me çdo kusht të shëmtuar, ky klub është i fokusuar më shumë për të festuar bukurinë e brendshme e mos të shqetësohen se çfarë mendojnë të tjerët. Në të shtunën e parë të shtatorit, njerëzit mblidhen nga e gjithë bota në festivalin vjetor në Piabbico të quajtur “Festivali i të shëmtuarve” (Festival of the Ugly), në të cilin anëtarët zgjedhin presidentin e klubit, anëtarësohen anëtarë të rinj e provojnë çokolatat lokale, polent e makarona.