Policia e Manhattanit ka konfirmuar se i dyshuari i sulmit të sotëm ku humbën jetën 8 persona dhe u plagosën 11 të tjerë është një mashkull 29-vjeçar. Zyrtarët e policisë kanë konfirmuar se i dyshuari është një mashkull 29-vjeçar, identifikuar si Sayfullo Saipov nga Uzbekistani, që ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010.
Policia tha gjithashtu se kamioni i tij u përplas me një autobus shkolle, duke plagosur dy të rritur dhe dy fëmijë. Komisari i policisë tha se i dyshuari bëri një deklaratë kur doli nga automjeti, por nuk ofroi më shumë detaje. I dyshuari është aktualisht në spital.