Ronaldinho është liruar nga burgu në Paraguai, ku qëndroi për 32 ditë, pasi ishte arrestuar me vëllanë e tij, teksa përpiqeshin të hynin në këtë vend me pasaporta false.
Atyre me një vendim të gjykatës iu është ndryshuar masa, dhe do të qëndrojnë në arrest shtëpiak.Gjykata ka miratuar kërkesën e katërt të Ronaldinhos për rishikimin e çështjes, dhe ish më i miri i botës la dorëzani 1.6 milionë dollar, për të kaluar në arrest shtëpiak.
Ronaldinho do të vazhdojë të jetë nën kontrollin e policisë në një hotel në kryeqytetin e Paraguai, Asuncion.
Hoteli ku do të qëndrojë Ronaldinho, është një suitë presidenciale, dhe do të ketë gjithçka që do të dëshirojë.