Arda Turan ka marrë “shuplakë”, të madhe nga Federata e futbollit turk pas skandalit me gazetarin turk Bilal Mese, ndaj të cilit ylli i Barcelonës, përdori dhunë për arsye të disa shkrimeve të tij të mëparshme me ç’rast ylli më i madh i futbollit turk u përjashtua nga kombëtarja turke për ndeshjën që Turqia e zhvillon ndaj përfaqësuesës sonë të diellën në “Loro Boriçi”. Turan dikur gëzonte mardhënie të shkëlqyeshme me veteranin e gazetarisë turke Bilal Mese, por sot ai është bërë ‘sebep’, që Arda të pensionohet në mënyrë të turpshme nga fanella e Turqisë. Arda me të kuptuar lajmin se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj Kosovës, njoftoi pensionimin nga kombëtarja “I jap fund karrierës sime për ekipin kombëtar. Shpresoj që kombëtarja të ketë sukses. Bisedova me ekipin dhe presidentin e federatës dhe vendosën që të mos jem pjesë e ndeshjes ndaj Kosovës. Ishte e rëndë për mua dhe tani mendoj se është koha që të ndahem nga karriera ime për fanellën kombëtare”, ka thënë ai.