Ky është fshati shqiptar që nuk shkon asnjë nuse, meshkujt kanë mbetur beqarë

84

Në Shqipëri mund të ndodhë gjithçka dhe nuk është aspak çudi.

Në fshatin Mushnik ka ende meshkuj beqarë që kanë shkuar deri në 50-vjeç.

Fshati ndodhet reth 8 km larg autostradës Rrogozhinë-Kavajë, ku 20 familje jetojnë në izolim të plotë, pa ujë, pa kanalizime, në kushte mbijetese, dhe për këtë arsye asnjë nuk nuk vjen në këtë fshat.

Që të dalin për të kërkuar punë në qytet u duhet të përshkojnë së pari në këmbë një rrugë të vështirë prej 5 km.

Të mbjellësh kushton më shtrenjtë në këtë fshat, sepse mjetet bujqësore kërkojnë më shumë para për shkak të rrugës.

Hera e fundit qe një zyrtar ka qenë në këtë fshat, ishte gjatë fushatës së fundit elektorale.

Që atëherë në Mushnik banorët kanë parë vetëm njëri-tjetrin.