Shumë prej nesh ankohen për ditët e ftohta të dimrit që sapo ka mbëritur, por çfarë do të thoshin banorët e fshatit Oymyakon për nivelin e temperaturave që arrijnë atje?
Në muajt dhjetor e janar temperatura mesatare është -50 gradë celsius në fshatin rus, duke e bërë atë vendin më të ftohtë të banuar në tokë.
Temperatura rekord në këtë vend është regjistruar -71.2 gradë celsius.
Oymyakon ka rreth 500 banorë që përdorin djegien e druve për ngrohje. Fshati është rreth 750 metra lartësi mbi nivelin e detit dhe gjatësia e ditës lëviz nga 3 orë në dhjetor dhe 21 orë gjatë verës.
Pavarësisht dimrave të acartë, në muajt e verës temperaturat mbi 30 gradë celsius nuk janë të pazakonta.