Fshati rus Oymyakon është vendbanimi më i ftohtë në botë. Në këtë vend në janar temperatura mesatare është -50 gradë Celsius, ndërsa temperatura rekorde e shënuar është -71.2 gradë Celsius, raporton “DailyMail”. Oymyakon ka rreth 500 banorë që përdorin djegien e druve për ngrohje. Fshati është rreth 750 metra lartësi mbidetare dhe gjatësia e ditës lëviz nga 3 orë në dhjetor dhe 21 orë gjatë verës. Pavarësisht dimrave të acartë, në muajt e verës temperaturat mbi 30 gradë Celsius nuk janë të pazakonta.