ulen Lopetegui mendon se Realit i mungoi fati në Ligën e Kampionëve kundër CSKA Moskës. Los Blancos pësuan humbje befasuese në Rusi në Ligën e Kampionëve, duke u mposhtur 1-0 nga CSKA. Kjo ishte ndeshja e tretë me radhë që Reali nuk shënon fitore, madje që nuk realizon edhe të paktën një gol – situatë që Lopetegui pret të ndryshojë shumë shpejt.
“Na mungoi fati pasi qëlluam shtyllën 3 herë. Natyrisht kur nuk shënoni, nuk fitoni”, u shpreh Lopetegui. “Jemi të bindur se do t’a ndryshojmë këtë situatë. Ne e shohim veten duke gjetur golin shumë shpejt dhe duke u kthyer në rrugën e fitoreve. Kemi pasur një ndeshje fantastike ndaj Romas para 10 ditësh. Ne nuk ishim më të mirë atëherë dhe nuk jemi më të dobët tani. Futbolli i ka këto momente të pakëndshme. Shkojmë përpara dhe përqendrohemi tani te sfida me Alavesin”.