Zbulohet identiteti i kosovarit që sulmoi me sëpatë 9 persona në stacionin e trenit në Dusseldorf të Gjermanisë. Mediat gjermane thonë se personi që kreu sulmin në stacionin e trenit në Gjermani, është identifikuar të jetë Fatmir H., transmeton Gazeta Express. Policia gjermane beson se Fatmir H., ka vepruar i vetëm. Në mëngjesin e së premtës, një i afërm i sulmuesit i ka treguar policisë se autori i dyshuar i sulmit më parë ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik. Sipas policisë, sulmi nuk ka prapavijë terroriste.