Ky është diplomati gjerman, përfaqësuesi special i BE’së për Kosovë

2

Bashkimi Europian do të ketë një Përfaqësues Special për Kosovë, ai do të jetë gjermani Christoph Heusgen. Në këtë pozitë pritet të emërohet së shpejti gjermani Christoph Heusgen. Christoph Heusgen mund të cilësohet si paralelja e të Dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell.

Por, kush është dhe cila është karriera e njeriut që do të jetë përfaqësues i Bashkimit Europian për Kosovë?

Christoph Heusgen është diplomat gjerman që ka shërbyer si Ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara në New York që nga muaji korrik i vitit 2017. Ai ka qenë Zëvendëssekretar për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Kancelarinë Gjermane nga viti 2005 deri në vitin 2017.

Ai konsiderohet si këshilltari më me ndikim i kancelares Angela Merkel për politikë të jashtme.

Në vitin 2005, Heusgen u zgjodh Zëvendëssekretar për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Kancelarinë Gjermane. Në këtë cilësi, ai ka shërbyer si këshilltari kryesor për Politikë të Jashtme dhe Siguri pranë kancelares Angela Merkel. Në fund të mandatit të tij, ai u bë zyrtari që ka shërbyer më së gjati në këtë pozitë.

Në nëntor të vitit 2016 u bë e ditur se Heusgen do ta pasojë Harald Braun si Përfaqësues i Përhershëm i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara në New York – në vitin 2017.

Në këtë post, ai e udhëhoqi fushatën e vendit për zgjedhjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2018, derisa më pas shërbeu si President i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në prill të vitit 2019.

Comments are closed.