Ai për pak sa nuk i ka vrarë ata në disa raste, por kjo nuk e ka ndaluar Ronnie dhe Sherron Bridges që ta mbajnë këtë kafshë të pazakonte shtëpiake në banesën e tyre. Çifti nga Teksasi e lejon këtë buall që peshon 1130 kg, të quajtur Gjëja e Egër që të lëvizë lirisht në banesën e tyre. Madje kafsha ka dhomën e vet në mënyrë që të shikojë filma me aksion, madje i ha mëngjeset në kuzhinë. Kjo familje kishe një tufë prej 53 buajsh, por i shiti ata kur Ronnie humbi shikimin në njërin sy. Ai mbajti vetëm Gjënë e Egër, që ishte i ftuari special në dasmën e çiftit një dekadë më parë.