Shkup, 6 mars – Në Skenderaj të Kosovës dhe në organizim të Klubit të Volejbolli “Drenica” po mbahet turniri tradicional “Adem Jashari”, bën të ditur gazeta KOHA. Turniri filloi më 5 mars dhe i njëjti do të zgjasë deri më 6 mars, derisa në këtë eveniment po merr pjesë edhe KV Shutova nga Kërçova.
Ndryshe ekipi kërçovar dje në gjysmëfinale mundi KV Luboten me 3-0 dhe u plasua në finale. Ndërsa në finale sot me fillim në ora 13.00 do të përballen me skuadrën e KS Partizani nga Tirana.
Nga klubi kërovar falënderojnë kryetarin e Komunës së Kërçovës që ua bëri të mundur këtë pjesëmarrje! (koha.mk)