Shkup, 27 janar – Lidhja e futbollit Komunal të Tetovës të mërkurën) ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Mirëpo, periudhën e kaluar kanë ndodhur një sërë ngjarjesh dhe rrethana që kanë ndikuar ky Kuvend Zgjedhor të mos plotësojë kushtet për të qenë i rregullt. Së fundmi këta parregullsi i vërtetojnë edhe katër anëtarë të Këshillit Drejtues të LFK Tetovë, Sulejman Ibishi, Adnan Idrizi, Borçe Mirçevski dhe Vlladimir Billbillovski. Ata me një komunikatë kanë njoftuar opinionin për parregullsitë dhe mungesën e kushteve në të cilat është mbajtur Kuvendi. Sipas tyre, por edhe rregulloreve dhe vetë statutit të kësaj Lidhje, nga gjitha kushtet që është dashur të plotësohen për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të rregullt, plotësohet vetëm një edhe atë data e caktuar për mbajtjen e Kuvendit, 25 janar 2017. Vetëm ky vendim është marrë sipas rregulloreve dhe afateve kohore, ndërsa është regjistruar dhe firmosur edhe në procesverbalin zyrtar. Ndërkohë kanë munguar kushtet tjera si verifikimi i delegatëve nga gjithë anëtarët e LFK Tetovë, si klubet, gjyqtarët, trajnerët e punëtorët sportiv. Delegatëve megjithatë kërkesën e statutit nuk u është dorëzuar kurrfarë materiali për Kuvendin Zgjedhor, nuk ka pasur informata për kandidatët që do të garojnë për postin e presidentit të LFK Tetovë, ndërsa në mesin e shumë mungesave tjera, delegatët nuk janë njoftuar sipas rregullores për vendin dhe orën e zhvillimit të Kuvendit. Apeli i delegatëve të Këshillit Drejtues të LFK Tetovë ka qenë që mos të lejohet kurrfarë manipulimi pasi çdo Kuvend Zgjedhor eventual që do të mbahej pa plotësuar kushtet që i parasheh vetë statuti i kësaj lidhje, do të ishte i parregullt dhe ilegal. Ky njoftim është edhe për opinionin dhe gjithë ata që qëndrojnë pranë futbollit, për tu njoftuar me situatën faktike në Lidhjen e Futbollit të Komunës së Tetovës. Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të anëtarëve të Këshillit Drejtues të LFK Tetovë dërguar parfa se të mbahet Kuvendi: Njoftim nga anëtarët e Këshillit Drejtues të LFK Tetovë:
“Më këtë njoftim duam t’i drejtohemi opinionit publik si anëtarë të Këshillit Drejtues të Lidhjes futbollistike Komunale të Tetovës, në pajtueshmëri me nenin 12 alineja 6 nga Statuti i LFK Tetovë në lidhje me realizimin e vendimeve, planeve dhe programeve të FFM-së. Ne si anëtarë të Këshillit Drejtues të LFK Tetovë, pas udhëzimeve të marra nga ana e FFM-së kemi vendosur që datën e Kuvendit Zgjedhor të LFK Tetovë ta caktojmë për 25.01.2017 për çka kemi vërtetim edhe në procesverbal. Në lidhje me këtë termin prej ditës kur është sjellë ky vendim nuk kemi sjellë vendim tjetër dhe nuk jemi të njoftuar për asgjë në lidhje me atë se si do organizohen gjërat për të ardhmen. Prandaj në pajtueshmëri me statutin dhe ligjet ju njoftojmë se:
1. Si anëtarë të Këshillit Drejtues të LFK Tetovë në bazë të nenit 33 nga Statuti i LFK Tetovë nuk marrim përgjegjësi për mos realizimin e vendimeve të LFK Tetovë dhe FFM për dëmet që do të vijnë si pasojë e mos realizimit të vendimeve që duhej të merren në afat ligjor nga ana e LFK-Tetovë dhe sekretarit të saj.
2. Përveç datës që e kemi caktuar për Kuvendin Zgjedhor për më 25.01.2017, veprime tjera në pajtueshmëri me statutin e LFK dhe vendimeve të FFM ne si Këshill Drejtues nuk kemi bërë, ndërsa LFK ka qenë e obliguar të veprojë, edhe atë: caktimin e vendit ku do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i LFK Tetovë, koha dhe mënyra e organizimit të zgjedhjeve, nuk kemi informata për kandidatët të cilët do të garojnë për kryetar të LFK Tetovë, për listën e delegatëve dhe rregullave tjera në pajtueshmëri me statutin e LFK Tetovë. Ne si anëtarë të Këshillit Drejtues nuk kemi sjellë asnjë vendim tjetër në lidhje me këta pika që janë të detyrueshme, nuk kemi pasur asnjë takim dhe nuk kemi kurrfarë njoftimi nga LFK Tetovë, sekretari i saj dhe nënshkruesi i autorizuar, dhe për këtë nuk kemi kurrfarë përgjegjësie për situatën e krijuar.
3. Edhe pse kanë kaluar gjithë afatet ne si anëtarë të Këshillit Drejtues nuk marrim kurrfarë përgjegjësie në lidhje me materialet të cilat duhet tu dorëzohen gjithë anëtarëve të LFK Tetovë, si dhe gjithë delegatëve, që në këtë rast nuk është bërë dhe jemi në situatë status-kuo, pasi që gjithë klubeve dhe anëtarëve të LFK-së u është marrë e drejta elementare për qasje në zgjedhjet që do të duhej të mbahen më 25.01.2017.
4. Në pajtueshmëri me nenin 17 faqet 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 të LFK Tetovë, për mënyrën e zgjedhjes së delegatëve nga gjyqtarët, trajnerëve dhe punëtorëve sportive, ne si anëtarë të Këshillit Drejtues të LFK Tetovë nuk kemi sjellë ndonjë vendim të veçantë që është në kompetencat tona për kriteret e zgjedhjes së delegatëve nga Organizata e arbitrave, nga këshilli i trajnerëve të futbollit dhe punëtorëve sportiv, dhe ne nuk u kemi dhënë autorizim për praninë e tyre si delegatë në Kuvendin që do të duhej të mbahej më 25.01.2017, ndërsa jemi të obliguar dhe këtë të drejtë me 13-të delegatë nuk ka kaluar si pikë në rendin e ditës së Këshillit Drejtues të LFK Tetovë, nuk kanë firmë dhe nuk e dimë se si të njëjtët do të marrin pjesë ilegalisht në Kuvendin e lartpërmendur, nëse i njëjti do të mbahej, pasi në të kundërtën nëse mbahet për shkak të gjithë gjërave të lartpërmendura do të ishte i parregullt dhe jo legal”, thuhet në njoftim e dërguar nga ana e Këshillit Drejtues të LFK Tetovë.
Kuvendi zgjedhor i LFK Tetovë, nuk është legal
Leave a comment