Shkup, 20 shkurt – Kuvendi në vazhdimin e sotëm të seancës të 24-t, miratoi Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, sqaroi se me dispozitat e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor si kategori e siguruesve janë përfshirë edhe bujqit individualë. Nga viti 2013, siç tha, është vendosur përkufizim i ri “bujqësi familjare”, por nga 1 dhjetori i vitit 2017 ende nuk është krijuar mundësi që të kryhet kategorizim i ri i bujqve. Për këtë, theksoi, kemi paraparë mbetjen e mëtejshme të përkufizimit të mëparshëm “bujqit individualë – tatimpaguesit e të ardhurave nga kryerja e aktivitetit bujqësor, për të cilët aktiviteti bujqësor është aktiviteti i vetëm”.
Edhe më tej, ndryshohen dispozitat nga neni 61 dhe jepet mundësia për shfrytëzim të pensionit familjar për fëmijë me invaliditet, për çka deri më tani nuk ka pasur mundësi nëse fëmija ka fituar çfarëdo lloj të ardhurash ose ka qenë i punësuar. Ndryshon dhe neni 11 i cili siguron bazën për miratimin e metodologjisë për stazh të privilegjuar të cilën po e përpilojmë momentalisht, japim bazë ligjore për tu futur në praktikë”, tha Carovks.
Ndryshimet e Ligjit për FSPIM, ishin pika e vetme nga rendi ditor në seancën e 26-të.
Kuvendi vazhdon me punë sipas pikave nga seanca e 34 ku në rend dite është propozim – zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit të Maqedonisë, të dorëzuar nga një grup deputetësh, propozim – vendimi për publikim të shpalljes publike për zgjedhje të kryetarëve, nënkryetarëve dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendim në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës së shkallës së dytë.
Në seancën e sotme nuk ishin të pranishëm deputetët e opozitës VMRO-DPMNE.