Debati parlamentar për ndryshimet kushtetuese do të vazhdojë të premten, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pas diskutimit të sotëm të pasdites, në të cilin morën pjesë vetëm deputetët e LSDM-së.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” paraprakisht kumtuan se heqin dorë nga debati, duke e quajtur të pavlerë, si dhe se do të votojnë kundër ndryshimeve kushtetuese. Njëherit i ftoi deputetët e shumicës në pushtet që të heqin dorë nga ngjarjet dhe të votojnë për propozimin e Qeverisë për ndryshime të Kushtetutës.
Sot pasdite, gjatë debatit parlamentar, deputetët e LSDM-së të cilët ishin paraqitur për të marr fjalë, e përsëritën qëndrimin se tani është koha që të gjithë ata që në mënyrë deklarative synojnë NATO-n dhe BE-në të japin mbështetje konkrete për ndryshimet kushtetuese.
“Interesi i vetëm duhet të jetë shteti. Nëse vazhdojmë të tregohemi se kush është patriot më i madh, e kush tradhtar, rezultati do të jetë dështues. Detyrimi jonë është që si deputet të ecim në rrugën e Maqedonisë drejtë stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit ekonomik, e kjo është rruga përmes BE-së dhe NATO-s. Të jemi lider të ndryshimeve, përfitimin e të cilave qytetarët do ta ndjejnë për një kohë të shkurtër”, theksuan deputetët e LSDM-së.
Sipas tyre, mashtrohet opinioni se me Marrëveshjen e Prespës fshihet emri i Maqedonisë dhe se mbiemri “verior” prek identitetin.
“Ballafaqohemi me sjelljen e vendimit të rëndësishëm, të rëndë, të vetëm dhe historik për të ardhmen e Maqedonisë që do të nënkuptojë fundin, mbylljen dhe zgjidhjen e kontestit tonë absurd shumëvjeçar me fqinjin tonë jugor. Problemi është realitet, ndërsa ne jemi të detyruar si politikan që të përballemi me të. Është koha që të ndalojmë të fantazojmë për fitore dhe dështime, për triumfe dhe katastrofa, është koha që të ndërmarrim hap vendimtar për të ardhmen e Maqedonisë”, u tha në vazhdimin e seancës së pasdites.
Mbështetje për ndryshimet kushtetuese dha edhe Nexhbedin Karamani në emër të Lëvizjes Besa të Afrim Gashit.
Kuvendi nesër, siç tha Xhaferi, do ta vazhdojë seancën e 60-të.