Shkup, 25 shkurt – Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut informojnë se për sot anulohen seancat e 86-të dhe 88-të të caktuara, por nuk i theksojnë arsyet.
Në vazhdimin e seancës së 86-të duhej të debatohet për interpelimin e punës së ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në kërkesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare.
Deputetët, mes tjerash, në këtë seancë duhet të debatojnë edhe për Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë të Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, mas-mediumeve, rinisë dhe sportit, propozim ligjet për shërbime, për duhan, produkte të duhanit dhe produkte të ngjashme, për qasje të lirë te informatat nga karakteri publik, për akcizat, të gjitha në lexim të parë.
Në rend të ditës të seancës së 88-të të Parlamentit, mes tjerash ishte edhe debati për propozim-ligjin plotësues për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për gjykata, në lexim të dytë dhe Propozim-ligjet plotësuese për shkelje dhe për konteste drejtuese, gjithashtu në lexim të dytë.