Shkup, 30 dhjetor – Kuvendi ka sjell më shumë ligje në procedurë të shkurtuar, mes tyre edhe ndryshimet në Kodin Penal me arsyetimin të përshpejtohen reformat, ndërsa më shumë ligje me flamurin evropian do të gjenden para deputetëve edhe në vitin 2019, si dhe ai për Antikorrupsionin.
Qeveria ka tërhequr Propozim- ligjin për pengimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave e cila ka qenë në procedurë parlamentare, ndërsa deputetët më 24 të këtij muaji e miratuan në lexim të parë me 59 vota “për” dhe 16 “kundër”.
Në seancën parlamentare ku janë miratuar ligjet në lexim të parë vërejtjet e opozitës kanë shkuar në atë drejtim se shteti, që nga muaji mars nuk ka Komision të Antikorrupsionit, derisa të miratohet ligj i ri do të mbetet pa të edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale, pasi nuk do të mund të arrihen afatet kohore që të zgjidhet përbërja e re.
Me flamurin evropian para deputetëve do të gjenden edhe ligje tjera nga sfera e gjyqësisë- një nga sferat që janë prioritare për reformim për shkak të harmonizimit me politikat evropiane. Në atë mozaik janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të gjykatave, Propozimi ligji për kundërvajtje, Propozim ligj për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Propozim ligji për konteste administrative- të gjithë në lexim të parë.
Kuvendi të premten miratoi më shumë ligje në procedurë të shkurtuar, mes tyre edhe ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal, ku opozita e braktisi seancën.
Intervenimi në Penalen ka hasur në reagime, pohimet shkonin deri në atë drejtim se përgatitet amnisti e re, ulen dënimet dhe se ajo do të ndikojë që vepra të caktuara që i udhëheq PSP të vjetërsohen ose të akuzuarit të kalojnë me dënime më të vogla. Qeveria para disa ditësh me komunikatë ka demantuar se planifikon amnisti të re dhe ka sqaruar se ndryshimet shkojnë në drejtim të proceseve reformuese.
LSDM doli me qëndrim se ndryshimet në Kodin penal të propozuara nga një grup deputetësh është i harmonizuar me versionin të cilin e propozon edhe Qeveria konform Planit 18 dhe Strategjisë për reforma në gjyqësor.
Ata theksojnë se ndryshimet nuk do të ndikojnë në asnjë mënyrë në vjetërsimin e çfarëdo lënde të hapur të PSP-së para gjykatave kompetente.