Deri te Drejtoria për Mbrojtje të të Dhënave Personale (DMDHP), vitin e kaluar janë dorëzuar 359 parashtresa nga të cilat më së shumti ishin për keqpërdorime të të dhënave personale në rrjetin social Fejsbuk. Sipas raportit vjetor të DMDHP-së, i cili sot ishte në rend dite të seancës së 5-të kuvendore, 145 parashtresa ishin për profile të rreme në Fejsbuk, ndërsa 33 për profile të hakuara të këtij rrjeti social. Vjet janë zbatuar 308 mbikëqyrje inspektuese-132 të rregullta, 157 të jashtëzakonshme dhe 19 të kontrolluara.
Drejtori i DMDHP-së Goran Trajkovski, duke e sqaruar punën e këtij institucioni, para deputetëve tha se gjatë planifikimit të mbikëqyrjeve inspektuese, DMDHP-ja është udhëhequr edhe nga rekomandimet e raporteve të KE-së për përparimin e vendit për vitin 2016 dhe të ekipit të ekspertëve të Pribes. Drejtoria ka zbatuar mbikëqyrje në lidhje me ndjekjen e komunikimeve të qytetarëve. Trajnim i të punësuarve nga Drejtoria është realizuar nga ana e ekspertëve të huaj të Projektit të BE-së për Mbështetje për qasje deri te e drejta e mbrojtjes së të dhënave personale.
“Duhet të theksohet se sigurimi i ekspertit të huaj për realizimin e këtyre aktiviteteve është shoqëruar me vështirësi të caktuara, për shkak të faktit që në nivel të BE-së ka shumë pak përvoja dhe praktika për zbatimin e mbikëqyrjes në sferën e ndjekjes së komunikimeve dhe në aspekt të mbrojtjes së të dhënave personale”, tha Trajkoski.
Pas trajnimeve, drejtoria ka zbatuar mbikëqyrje në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim edhe krahas asaj që deri te Drejtoria asnjë qytetar nuk ka dorëzuar çfarë do kërkese ose parashtrese të cilat do të sillen për ndjekjen e komunikimeve të zbuluara gjatë pranverës së vitit 2015. Siç qëndron në raportin vjetor, më 15.12.2016 është përbërë Procesverbal në të cilin janë konfirmuar parregullsi dhe shkelje, me ç’rast në fillim të vitit 2017 është sjell edhe Vendim në lidhje me mbikëqyrjen e zbatuar. DMDHP-ja ka kryer edhe mbikëqyrje inspektuese ndaj ligjshmërisë së aktiviteteve të ndërmarra gjatë përpunimit të të dhënave personale dhe mbrojtjen e tyre dhe në dy operatorët e telekomunikimit ONE/VIP SHPKNJP Shkup dhe Telekomi i Maqedonisë SHA Shkup, si plotësim mbikëqyrjes veç më të zbatuar në DSK.
Vitin e kaluar DMDHP ka përpunuar tekst punues të Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Mes tjerash propozohet riemërimi i drejtorisë në Agjenci me qëllim të identifikimit të qartë dhe potencimit të statusit të tij të pavarur dhe të caktuar, si dhe rirregullim i çështjeve të caktuara nga karakteri procesiv-ligjor në lidhje me procesin për zbatimin e mbikëqyrjes. Është përgatitur edhe Strategji e re për mbrojtjen e të dhënave personale (2017-2022). Trajkovski theksoi se është i nevojshëm ekipim adekuat kadrovik i DMDHP-së me kuadro personal të cilët do të mund t’i kryejnë mbikëqyrjet.
Deputetët paraqitën vërejtje për punën dhe raportin e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK). Vesel Memedi akuzoi se komisioni duhet të riemërohet në Komisioni për nxitjen e korrupsionit dhe para se të fillojë të punojë në parandalimin e korrupsionit në institucionet tjera ta pastrojë “oborrin e vet”. E akuzoi kryetarin e komisionit Igor Tanturovskin për parregullsi në punë.
Kryetari i KSHPK-së Tanturovski e dha Raportin për punën e komisionit dhe i hodhi poshtë pohimet e Memedit për punën e tij të parregullt. Regjistri i listave anketuese për gjendjen pronësore tani, sipas Tanturovskit, ka rreth 3.500 fleta.
Në rend dite të seancës së 5-të kuvendore ishin edhe raportet vjetore të Komisionit shtetëror për vendim në shkallën e dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, të Komisionit shtetëror për vendim në procedurën administrative dhe procedurën për marrëdhënie të punës në shkallën e dytë, të Komisionit për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë deri te informacionet nga karakteri publik, Komisioni për barazimin e politikës ndëshkuese, si dhe raportet për punën e Këshillit buxhetor gjyqësor dhe realizimin e Buxhetit gjyqësor për vitin 2016.
Për shkak të mungesës së përfaqësuesit të Agjencisë për Administratë, Raporti për vitin 2016 do të shqyrtohet në mënyrë shtesë.