Shkup, 5 korrik – Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, me 69 vota pro dhe një abstenim, sërish votoi Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë për mosmarrëveshjen e emrit, pasi e miratoi atë më 20 qershor, por presidenti i Shtetit e ktheu atë pa e nënshkruar.
Opozita, për të cilën marrëveshja ishte një akt kapitullues, ashtu si herën e fundit, nuk ishte e pranishme në rivotim.
Shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov në fjalimin para deputetëve, u fokusua në atë që presidenti Gjorge Ivanov të mos e nënshkruajë Ligjin.
Tha se veçantia e identitetit të Maqedonisë dhe gjuhës në pajtim me Marrëveshjen nuk është e rrezikuar.
Ai tha se pas këtij votimi. në pajtim me ligjin, presidenti është i detyruar që ta nënshkruajë dekretin.