Shkup, 15 janar – Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Petkov, sot në Kuvend do të prezantojë programin dhe prioritetet e punës së presidencës bullgare në Këshillin e BE-së, si dhe pritet ratifikimi i marrëveshjes për fqinjësi të mire.
Në seancën e Komisionit për çështje evropiane, të cilën e udhëheq Artan Grubi, përveç ambasadorit Petkov, do të marrin fjalën edhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov dhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.