Shkup, 16 tetor – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e vazhdon debatin për Propozimin për qasjen drejt ndryshimeve kushtetuese.
Në vazhdimin e sotëm të dytë, deputetja Snezhana Kalesa-Vançeva nga LSDM u prononcua se do të votojë “pro” pasi sipas saj me sjelljen e një vendimi të tillë hapet rruga drejt NATO-s dhe BE-së, rruga drejt stabilitetit dhe prosperitetit, rruga për të cilën synojnë gjeneratat e ardhshme.
Gjatë ditës së djeshme pushteti dhe opozita mbetën me qëndrimet e tyre të kundërta.
Shumica parlamentare bëri thirrje për përgjegjësi dhe bashkësi dhe theksoi se marrëveshje më të mirë se kjo nuk mund të ketë dhe nëse ajo përjashtohet, atëherë shtetit i kanoset izolimi. Opozita, nga ana tjetër theksoi se Marrëveshja e Prespës është e dëmshme, kundërkushtetuese dhe e vdekur politikisht.
Në fillim të seancës kryeministri Zoran Zaev bëri thirrje për pajtim për 27 prillin dhe u bëri thirrje deputetëve të votojnë për ndryshimet kushtetuese.