Shkup, 24 shtator – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, si propozues i autorizuar, nuk do të caktojë përfaqësues të vet që ta ndjekin punën e organeve zgjedhore në referendum.
Për këtë vendim, siç ishte dakordësuar në takimin e sotëm kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve të deputetëve, me shkresë do të njoftohet kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkovski.
Pas referendumit më 30 shtator, seanca e parë plenare e Kuvendi do të mund të pritet të mbahet mes të tetorit, derisa seanca të komisioneve do të ketë këto ditë para mbajtjes së seancës.