Shkup, 15 nentor – Kuvendi miraton Nevojën për sjelljen e ligjit për gjuhët. Me 66 vota pro dhe 41 kundër deputetët i dhanë dritën jeshile propozimit të qeverisë që të vazhdohet diskutimi material në lexim të dytë ku, pritet që të ketë edhe ndërhyrje me amendamente, raporton SHENJA.
Kundër këtij ligji votuan vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Deputeti Ilija Dimovski tha se me këtë ligj nuk zgjidhet të gjitha çështjet e shqiptarëve, ndërsa ai diskriminon gjuhët e pakicave në vend.