Shkup, 7 nëntor – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pa debat me 27 vota “për” dhe 50 “kundër” nuk e miratoi Raportin vjetor për realizimin e programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2016. Njëzëri dhe pa debat, në kuadër të punës së sotme sipas rendit të ditës në seancën e 8-të kuvendare, Kuvendi i solli edhe raportet vjetore për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit në vitin 2016 dhe të Agjencisë për supervizion të sigurimit për gjendjen dhe lëvizjet e tregut të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016. Deputetët në seancën e sotme e mbështetën edhe Raportin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2016 dhe Raportin vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016. Debati për këto pika të rendit të ditës përfundoi në vazhdimin e djeshëm të seancës së 8-të, ndërsa pikat tjera do të shqyrtohen në vazhdimin e ardhshëm të seancës që do të caktohet në mënyrë shtesë.