Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 22-të njëzëri me 61 vota “për” dhe pa debat i solli ndryshimet e Ligjit për Këshillin gjyqësor, me procedurë të shkurtuar. Qëllimi i ndryshimeve është që të transferohet kompetenca që deri më tani e ka pasur Këshilli për konfirmimin e fakteve gjatë konfirmimit të përgjegjësisë së gjykatësve të Këshillit gjyqësor që doli nga të gjitha rekomandimet e deritanishme nga Komisioni i Venecias dhe raportet e Pribesë.
Në pajtim me rekomandimet, kjo kompetencë i përket Këshillit gjyqësor, e jo Këshillit për konfirmimin e fakteve dhe ngritjes së veprimit për përgjegjësinë e gjykatësit, për çka propozohet edhe heqja e tij me procedurë të shkurtuar. Për shkak të lidhjes së dy pikave të mbetura në rend dite me ndryshimet e sjella dhe nevojën që së pari të shpallen në Gazetën zyrtare, kryetari i Kuvendit e ndërpreu seancën. Paraprakisht në fillim të seancës deklaratë solemne ka dhënë ministri pa portofol, Aksel Ahmedovski.