Shkup, 21 nëntor – Deputetët në pjesën e pasdites të mbledhjes së 116-të me procedurë të shkurtuar e votoi Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me çka mundësohet shfrytëzim i përmirësuar dhe më efikas i mjeteve pas masave nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural, me theks në qëndrueshmëri, transmeton gazeta KOHA.
Zgjidhja ligjore, parashtruar nga deputetët Tatjana Prentoviq, Panço Minov, Mira Stojçevska, Dalibor Bogdanovski, Rexhail Ismaili, Rexhep Memedi, Mirosllav Jovanoviq dhe Riste tashev, bën kufizimin mes programit IPARD dhe Programit nacional për zhvillim rural, me çka mjetet të cilat ndahen përmes buxhetit të Republikës së Maqedonisë së veriut do të realizohen në mënyrë efikase pa rreziqe nga financimi i dyfishtë.
Kuvendi, në kuadër të mbledhjes së sotme, me procedurë të shkurtuar e solli edhe propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike.(koha.mk)