Kuvendi i Republikës së Maqedonisë edhe sot do të jetë i hapur për vizitë të qytetarëve për shkak të interesit të madh. Nga kjo, siç është theksuar në kumtesën e shërbimit për shtyp të Kuvendit, hapet mundësia që qytetarët ta shqyrtojnë brendësinë e ndërtesës si monument i rëndësishëm historik i shtetësisë së Maqedonisë. Vizitorët do të kenë mundësi të marrin përgjigje në pyetjet e tyre. Parlamenti i Maqedonisë, zakonisht, është i hapur për vizitë çdo të premte të fundit të muajit, ndërsa qytetarët të cilët janë të interesuar duhet të lajmërohen në tel. 02/ 3113-683 apo në e-mail [email protected], më së voni pesë ditë pune para vizitës.