Barcelonë, 12 nëntor – Kuvendi i Katalonjës sot miratoi propozim-dokument jodetyrues me të cilin e shpreh dëshirë për zbatimin e së drejtës për vetëvendosje, edhe përskaj paralajmërimeve të Gjykatës së Lartë në Spanjë, informon KOHA.
“Dokumenti bën thirrje për aksion politik por nuk ka veprim juridik”, kumtoi zëdhënësja e Kuvendit për mediat britanike.
Gjykata Kushtetuese spanjolle i ka paralajmëruar deputetët katalonas se do të përballen me pasojat ligjore nëse e mbështetin propozimin me të cilin theksohet që Kuvendi ka shprehur “vullnet në mënyrë konkrete që ta realizojë të drejtën e vetëvendosjes dhe që e respekton vullnetin e popullit katalonas”. (koha.mk)