Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të mbledhjes konstitutive me 62 vota “për”, pa të përmbajtura dhe kundër, i zgjodhi kryetarin, zëvendëskryetarin, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Kryetar i Komisionit u zgjodh Ilija Dimovski, zëvendës i tij Zoran Ilioski, ndërkaq për anëtarë Antonijo Milloshoski, Kërsto Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevananxhija, Bllagica Llasovska, Goran Miskovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri, Ivana Tufegxhiq, Xhevat Ademi dhe Zeqirija Ibrahimi. Në votim rreth kësaj pike nuk morën pjesë deputetët nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.
pas përfundimit të mbledhjes konstitutive Kuvendi duhet ta fillojë mbledhjen e tretë për zgjedhje të trupave të punës, pas përfundimit të së cilës duhet ta vazhdojë mbledhjen e dytë në rend dite të së cilës është zgjedhja e qeverisë së re. Propozim vendimi për themelimin e trupave të përhershëm punues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, është parashtruar nga deputetët Goran Minovski, Ejup Alimi dhe Ilija Dimovski.
Seanca për zgjedhjen e qeverisë së re, që filloi dje, duhet të përfundojë më vonë deri në mesnatë kur duhet të votojë për vendimin e propozuar nga mandatari Zoran Zaev me të paktën 61 vota. Në qeverinë e re, sipas propozim vendimit që e dorëzoi mandatari Zaev, ministrat kanë LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët, të cilët kanë shumicë prej 62 deputetëve në Kuvendin 120 anëtarësh.