Me 64 vota “për” dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite në vazhdimin e seancës së gjashtë e shkarkoi prokurorin publik shtetëror, Marko Zvërlevski.
Në votim nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Kuvendi duhej të fillojë me punë pas seancës së tetë në të cilën në rend dite ishte Propozim-vendimi për emërim në funksionin zëvendës të sekretarit shtetëror të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski në mënyrë procedurale në fillim të seancës kërkoi që ajo të ndërpritet dhe iu referua qëndrimit të Komisionit antikorrupsion se ekziston pengesë ligore që të emërohen dhe shkarkohen persona për funksionarë shtetërorë.
Sipas tij, edhe dje edhe sot Kuvendi vazhdon me shkeljen e ligjeve dhe i referohet nenit 178 nga Kodi Penal, siç tha, i cili parasheh përgjegjësi penale për secilin që nuk do ta respektojë nenin 8a. Theksoi edhe se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe deputetët do të bëjnë evidencë dhe në mënyrë adekuate do t’i trajtojnë në të ardhmen të gjithë ata që do të punojnë në kundërshtim me këtë nen.
Xhaferi replikoi në këtë duke iu referuar nenin 6a nga Kushtetuta e RM-së e cila e sanksionon këtë dispozitë dhe sipas së cilës deputetët gëzojnë imunitet dhe nuk mund të thirren në përgjegjësi penale ose përgjegjëse për shkak të votimit në Kuvendin e RM-së.
Theksoi se as me letër as me konkludim të Kuvendit nuk është drejtuar deri te Komisioni antikorrupsion si trup i formuar nga Kuvendi si instrument i tij për kontroll të autoriteteve tjera.
“I vetmi kompetent për interpretimin autentik është Kuvendi, gjegjësisht Komisioni ligjdhënës juridik. Askush tjetër… Institucioni i vetëm kompetent kushtetues i cili mund të debatojë dhe të anulojë akt të Kuvendit është Gjykata kushtetuese e RM-së, e cila gjykatë në iniciativë dhe procedurë adekuate mund të vendos për çështje të tilla”, tha Xhaferi.
Xhaferi e ndërpreu seancën e tetë dhe paralajmëroi se në mënyrë shtesë do ta caktojë dhe pastaj e hapi punën për seancën e gjashtë në të cilën u votua për shkarkimin e prokurorit publik Zvërlevski, pasi dje përfundoi debati për këtë pikë.
Ilija Dimovski sërish në mënyrë procedurale reagoi dhe tha se vendimi që të mos respektohet mendimi i Agjencisë për antikorrupsion është në përgjegjësi të shumicës në Parlament dhe theksoi në nenin 16 nga Ligji për antikorrupsion.
Pas shkarkimit të Zvërlevskit, Kuvendi e vazhdoi seancën e pestë, por kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu menjëherë në fillim pasi konstatoi se nuk ka kushte për punë duke e pas parasysh se për pikën e vetme të mbetur të rendit të ditës, Raporti për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2016, nuk kishte përfaqësues të Qeverisë. Për vazhdimin me punë për seancën e pestë, Xhaferi paralajmëroi se në mënyrë shtesë do t’i njoftojë deputetët.