Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të vazhdimit të seancës së 5-të e shqyrtoi Raportin për punën e Agjencisë për administratë. Kjo ka qenë edhe pika e fundit në rendin e ditës të kësaj seance, ndërsa për në orën 15 paralajmëruan vazhdim të seancës së 12-të.
Në pjesën e paradites së vazhdimit të seancës së 5-të në debatin rreth Raportit morën pjesë deputetë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, të cilët e kanë vlerësuar Raportin si pozitiv, gjithëpërfshirës, i cili e ka pasqyruar punën e Agjencisë në vitin 2016.
Ata theksuan se pasi që është formuar Agjencia është rritur cilësia në administratë dhe e porositën udhëheqësinë e re që Agjencia të vazhdojë të punojë në mënyrë profesionale dhe në rend të parë t’i lë aftësinë dhe cilësinë e kuadrove. Kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi për në orën 15 paralajmëroi vazhdim të seancës së 12-të.