Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pas debatit treditor pasdite me 53 vota “pro” dhe 13 “kundër” e miratoi ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2018 me të cilin bëhet korrigjimi i shpenzimeve me qëllim të sigurimit të përkrahjes financiare për komunat dhe përforcimin e fondeve për sigurimin shëndetësor, sigurimin pensional dhe invalidor dhe Agjencisë për Punësim.
Ministri i Financave Dragan Tevdovski në shpjegimin e tij theksoi se ribalanci bazohet në projektimin për rritje të BPV real prej 2,8 për qind në vitin 2018, ndërsa deficiti i buxhetit nuk ka ndryshuar dhe është 2,7 për qind nga BPV. Me ribalancin, siç tha, pritet të përmirësohet pozita fiskale e komunave, për çka parashihen tre miliardë denarë.
Ai konsideron se në këtë mënyrë pritet që të përforcohet kapaciteti fiskal i komunave, servsimi i debive dhe marrja e debive nga jashtë.
Me ribalancin e buxhetiti ka ulje të anës së të ardhurave dhe shpenzimeve për 0,5 për qind. Ruhet deficiti buxhetor prej 2,7 për qind, ndërsa rishikohet projeksioni për rritje ekonomike prej 2,8 për qind.
Ana e shpenzimeve të Buxhetiti është korrigjuar në ulje për 1,2 miliardë denarë, respektivisht për 0,5 për qind.
Kuvendi për pikat e tjera të rendit të ditës së kësaj seance do të vazhdojë debatin nesër.