Shkup, 3 maj – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në vazhdimin e parë të seancës së 45-të e solli Ligjin për mbështetje financiare të investimeve.
Zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike, Koço Angjushev, duke elaboruar ligjin, tha se ai do të jetë në të mirën e ekonomisë së përgjithshme të Maqedonisë.
Ky ligj, siç tha, është fryt i shumë diskutimeve në shtet, i shumë analizave të bëra në shtet, para së gjithash nga Banka Botërore, nga odat ekonomike, nga Instituti vjenez ekonomik dhe të gjitha këto janë marrë parasysh dhe jemi përpjekur të bëjmë një varg të masave, të cilat do të jenë maksimalisht transparente dhe mbështetëse për të gjithë. Shtoi se këto masa janë mbështetëse njëjtë si për investitorët e vendit, ashtu edhe për ata të huaj, të cilët me këtë ligj janë barazuar.
“Aplikimi për këto masa është transparent dhe në përputhje me kritere të caktuara… Bëhet fjalë për kompani të cilat përmbushin dy kritere bazë – të kenë rritje të të ardhurave në vitin në vijim në raport me tre vitet e mëparshme dhe e dyta, ato kompani të mos zvogëlojnë numrin e të punësuarve, përveç se në industrinë e tekstilit dhe të lëkurës ku këto kritere i liruam që të mund ato industri të përfshihen”, tha Angjushev.
Ai informon se shfrytëzuesit e vetëm të këtij ligji do të jenë kompanitë të cilat janë të orientuar drejt prodhimtarisë. Definohet në mënyrë shtesë se aty ku janë furnizues nënkuptohet në prodhues dhe askush nuk mendon në tregtarë. Në ligjin do të ketë mjete të mjaftueshme për të gjitha kompanitë, të cilat i përmbushin kriteret dhe kjo është bërë në bazë të modelit matematikor dhe mbi simulimin, i cili është bërë saktë nga persona të jashtëm. Ligji, siç tha, është maksimalisht kompakt me Ligjin për ndihmë shtetërore.
Angjushev potencon se askush në Qeveri nuk është kundër investitorëve të huaj, por se nuk pajtohen me mënyrën në të cilën më herët janë shpenzuar para për mbështetjen e investitorëve të huaj.
Deputeti Dragan Cuklev nga VMRO-DPMNE-ja tha se mungesa e konceptit të qartë dhe të harmonizuar në udhëheqjen e politikave ekonomike u bë shenjë e njohjes në punën e Qeverisë. Sipas tij, ky ligj deri tani nuk ishte miratuar për shkak të konceptit të paharmonizuar të Qeverisë, kur është në pyetje mbështetja financiare e investimeve.
“Me këtë propozim-ligj kemi ndryshim të tërësishëm të konceptit për tërheqjen e investitorëve, për subvencionimin e investitorëve. Edhe ne nuk do ta minojmë miratimin e këtij ligji, por treguam ose sugjeruam në nevojën e ndryshimeve të disa neneve, kur është në pyetje subvencionimi i investimeve, gjegjësisht investime për konkurrencë”, tha Cuklev. Ai shtoi se me sy hapur do ta ndjekë implementimin e këtij ligji.
Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Dragan Danev në fillim të seancës tha se përsëri ka “vulosje të ligjeve” dhe apeloi që të mundësohet shumicë parlamentare prej 61 deputetëve dhe të punohet. Shumica parlamentare, siç tha, sillet me papërgjegjësi drejt Kuvendit dhe drejt qytetarëve të cilët ia kanë dhënë besimin.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi tha se në sallë ka numër të mjaftueshëm të deputetëve që të mund të punohet. Ai shtoi se detyrë e shumicës dhe opozitës është që të jenë në vendet e tyre të punës.
“Nëse vendosni të dilni, kjo është veçmë politikë dhe nuk komentoj”, tha Xhaferi.
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tuntev në mënyrë procedurale shfaqi shpresë se do gjenden forca që të gjithë së bashku të kontribuojnë për Kuvendin të punojë pa ndërprerje.
Deputetët në seancën e sotme i miratuan ndryshimet dhe plotësimet e shumë ligjeve, në mesin e të cilëve për inspekcion sanitar dhe shëndetësor, për ilaçe dhe mjetet mjekësore, për mjekësi komplementare dhe alternative, për akreditim.