Shkup, 29 janar – Me 57 vota “pro”, pa asnjë kundër dhe abstenim, Kuvendi e miratoi Ligjin e ri për furnizime publike. Ligji do të hyjë në fuqi nga prilli.
Siç njoftoi Ministria e Financave, (MF), Ligji i ri për furnizime publike është harmonizuar me legjislativën e BE-së dhe do të sigurojë shpenzim racional të parave shtetërore, konkurrencë të lirë dhe korrekte dhe transparencë gjatë furnizimeve publike.
“Ajo që është më me rëndësi vendoset oferta më e volitshme si kriter i vetëm për ndarje të marrëveshjeve. Zbatimi i këtij kriteri mund të përfshijë tre qasje të ndryshme: vetëm çmimi, vetëm shpenzimi ose raporti më i mirë mes çmimit dhe cilësisë. Pavarësisht nga ajo cila qasje përdoret, gjatë evoluimit të ofertave gjithmonë duhet të kyçet elementi ekonomik. Me vendosjen e ofertës më të volitshme ekonomike si kriter për ndarje të marrëveshjeve, përveç që kryhet harmonizim me direktivat e vitit 2014, mënjanohen edhe efekte të disafishta negative nga shfrytëzimi i deritanishëm i kriterit çmimi më i ulët. Jemi dëshmitarë se cilësi më e mirë apo shpenzim për riparime i kushtojnë shtetit shumë më tepër”, tha ministri Dragan Tevdovski në seancën e djeshme, duke elaboruar Ligjin.
Tevdovski tha se ligji paraprak bazohej në direktivat për furnizime publike të Bashkimit Evropian nga viti 2004, ndërsa ndërkohë janë sjellë shumë ndryshime dhe plotësime që e kanë larguar nga legjislativa evropiane. Nga ky shkak, siç tha ministri, nevojitej ndryshim themelore dhe gjithpërfshirës, konform praktikave aktuale evropiane.
Tevdovski theksoi se edhe Ligji i ri përmban zgjidhje, të cilat do t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve, që marrin pjesë në kryerjen e marrëveshjeve për furnizim publik, si dhe nënrealizuesit.
Gjithashtu, vendosen dispozita që kanë të bëjnë me inkuadrimin e aspekteve sociale në procedurat për furnizim publik, gjegjësisht marrëveshje të rezervuara me qëllim të nxitjes së rritjes inkluzive dhe punësimit të grupeve të rrezikuara sociale.