Shkup, 9 janar – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi në seancën e sotme plenare e ka konstatuar dorëheqjen e deputetit dhe koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev.
Tuntev e ka elaboruar dorëheqjen e tij. Ai do të merr pozitën e drejtorit të Agjencisë së Aviacionit Civil.
Vendin e tij të deputetit do ta merr Rubin Zemon i cili ka qenë këshilltar i posaçëm për zhvillim të shoqërisë multikulturore, interkulturalizëm dhe komunikime interkulturore të kryeministrit.