Kuvendi e filloi seancën e 71-të

7

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e filloi seancën e 71-të, në rend dite të së cilës është Propozim buxheti plotësues për vitin 2019, por edhe disa ligje tjera ekonomike.

Me procedurë të shkurtuar, qeveria propozoi që të merren disa vendime ligjore, mes të cilave edhe ndryshimet e Ligjit për banka dhe të Ligjit për Drejtorinë për të ardhura publike, në çka reagojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Ilija Dimovski kërkoi që të hiqen nga rendi i ditës këto dy pika dhe ato të miratohen në procedurë normale me diskutim publik, duke theksuar se ato do të thonë shkelje e të drejtave themelore të njeriut konform nenit 18 nga Kushtetuta e RM-së.

Propozimi nuk është aprovuar, ndërsa nuk është pranuar edhe kërkesa për heqja nga rendi i ditës e gjashtë pikave që kërkoi Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së, i cili i bëri vërejtje Qeverisë që ligjet e dorëzuara të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Seanca filloi me Propozim të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për noteriat në lexim të dytë.

Comments are closed.