Shkup, 26 dhjetor – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për sot e caktoi seancën e 77-të në rend dite të së cilës është propozimi i Qeverisë për shkarkimin e Aksel Ahmedovskit nga funksioni ministër pa portofol i angazhuar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë dhe në vendin e tij do ta zgjedhë Muzafer Bajramin.
Kuvendi, gjithashtu në propozim të Qeverisë, duket që ta shkarkojë Adnan Qahilin nga funksioni ministër pa portofol i angazhuar për investimet e huaja në Qeverinë e RM-së, ndërsa në vend të tij do të përzgjedhë Elvin Hasanin.
Në rendin e ditës të kësaj seance janë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatat, Projektligji për kundërvajtje, Projektligji për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Projektligji për kontestet administrative, Projektligji për ekzekutimin e sanksioneve, të gjitha në lexim të parë.