Shkup, 23 korrik – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, pritet sonte ta zgjedhë përbërjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).
Në orën 19, ndërkaq, duhet të fillojë seanca e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve që duhet të dalë propozimi për anëtarët e KSHZ-së i cili duhet të zbatojë referendumin në vjeshtë për emrin. Anëtarët e KSHZ-së do të zgjidhen nga lista e 40 kandidatëve që janë paraqitur në konkursin e shpallur nga Kuvendi.
Kjo do të jetë përbërje e përkohshme e KSHZ-së. Kryetari do të jetë nga radhët e opozitës, ndërsa zëvendës i tij në propozim të LSDM-së në pushtet.
Sipas propozimit të partive pritet që anëtarët e KSHZ-së të propozuar nga LSDM të jetë Boris Kondarko, Janakie Vitanovski dhe Radica Ristevska, VMRO-DPMNE-ja opozitare i ka propozuar Oliver Derkovski i cili njëkohësisht duhet të jetë edhe kryetar i Komisionit dhe Elizabeta Postllovska. Anëtarë të vet në KSHZ do të kenë edhe BDI-ja dhe, sipas informacioneve, kandidat të përbashkët Aleanca për Shqiptarët dhe Besa.
Menjëherë pas mbajtjes së kësaj seance duhet të fillojë seanca plenare për ligjet e dakorduara në pjesën e paradites nga takimi i sotëm i liderëve, si dhe për KSHZ-në. Ishte paralajmëruar edhe mundësi për marrjen e vendimit për shpalljen e referendumit nëse arrihet marrëveshje, por në takimin e liderëve të partive kishin qëndrime të ndryshme lidhur me çështjen e referendumit.