Shkup, 22 gusht – Kuvendi do të përfshihet në fushatën publike për referendumin, ndërsa informacionet se si do ta zhvillojë atë do t’i prezantojë përmes një kumtese për publikun gjatë ditës. Pritet të bëhen publike edhe mjetet që do të ndahen për referendumin. Detaje tjera hëpërhë zyrtarisht nuk jepen.
Në Kuvend, madje ka përfunduar takimi koordinues i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me njerëzit e parë të grupeve parlamentare ku ka marrë pjesë edhe përfaqësues i Qeverisë. Në koordinimin si zakonisht nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së opozitare.
Kuvendi është propozues i vendimit për nënshkrimin e referendumit për emrin më 30 shtator. Vendimi është propozuar me nënshkrimin e 69 deputetëve. Kuvendi, sipas Ligjit për referendum duhet të zbatojë fushatë publike, ndërsa këtë poashtu mund ta bëjnë edhe palë tjera të interesuara.