Shkup, 15 mars – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 11-të në të cilën duhet të debatohet për Propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, sipas procedurës së shkurtuar.
Ndryshimet janë propozuar nga deputetët e shumicës qeveritare, ndërsa parashikohet ndërrimi i dispozitave të ligjit ekzistues me zbatimin e të cilit, sipas propozuesve, u shkaktuan probleme ekonomike dhe sociale, përkatësisht fshihet një pjesë e nenit të ligjit, i cili e definon hapësirën për pirje të duhanit jashtë objekteve hotelierike.
“Qëllimi themelor i cili duhet të arrihet me dispozitat ligjore të propozuara është ë të ndryshohen dispozitat nga ligji aktual me zbatimin e të cilit shkaktohen probleme sociale dhe ekonomike. Ligji, miratimi i të cilit propozohet, themelohet në parim të ligjshmërisë, respektimit të lirive të njeriut dhe të drejtat dhe garantimin e realizimit të tyre, dhe në atë kuptim të drejtën e zgjedhjes së lirë të qytetarit dhe subjektit ekonomik”, thuhet në elaborimin e propozim-ligjit.
Pas përfundimit të seancës së 11-të, deputetët do të vazhdojnë me punë sipas seancës së 35-të në të cilën ka më shumë ligje kryesisht në lexim të parë dhe disa me procedurë të shkurtuar, të parashtruara gjithashtu nga deputetët e shumicës në pushtet.