Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pas pushimit e vazhdoi debatin për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave të parashtruar nga opozita me të cilin propozohet rritje e pagave për të punësuarit në administratën publike për pesë për qind. Qëndrimi i deputetëve nga shumica parlamentare është se bëhet fjalë për ligj populist i cili propozohet para zgjedhjeve, ndërsa për opozitën bëhet fjalë për një ligj i cili është vazhdim i politikës së qëndrueshme për rritje të pagave.
“Deri më tani janë sjell ndryshime të Ligjit për pagesën e pagave në pesë raste me atë që duke filluar nga viti 2009, qëllimi juaj ishte shumë ambicioz për t’i rritur pagat në sektorin publik për 10 për qind, ndërsa nga të gjitha pesë zgjidhjet ligjore vetëm njëherë në vitin 2014 janë rritur pagat në sektorin publik për katër për qind”, theksoi Jagoda Shahpaska nga LSDM-ja. Vlladanka Aviroviq nga Partia Socialiste tha se ligji nuk është masë populiste sepse duhet të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Pas pauzës së rregullt prej një ore, Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 15-të, ndërsa vazhdimi i seancës së 12-të do të caktohet në mënyrë shtesë.