Athinë, 5 mars – Marrëveshje ndërkombëtare që do të çonte drejt ndryshimit të dispozitave kushtetuese që përmbajnë irredentizëm dhe përcaktues të emrit, janë parakushtet për zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve sipas ministrit të ri alternativ të Mbrojtjes së Greqisë, Fotis Kuvelis.
Ai në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT thotë se qëndrimi i tij dihet dhe shton se duhet të zgjidhet kontesti shumëvjeçar mes të dy vendeve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
“Çka themi sot? Gjithsesi irredentizmi duhet të mbetet larg, duhet përcaktues i një emri që nuk do të krijonte konfuzione dhe çfarëdo çështje të tjera dhe gjithsesi duhet një marrëveshje ndërkombëtare që çon drejtë ndryshimit të cilavedo ndryshimeve kushtetuese të cilat e potencojnë irredentizmin nga ana e IRJM-së”, thotë Kuvelis dhe shton se ky është qëndrimi i tij, por edhe qëndrim i Ministrisë greke të Punëve të Jashtme.
Pas minirikonstruimit në Qeverinë greke javën e kaluar, Fotis Kuvelis erdhi në funksionin ministër alternativ i Mbrojtjes, ndërsa në Ministri do të jetë së bashku me Panos Kamenosin.
Në pyetjen e gazetarit të ERT-së për qëndrimet diametralisht të kundërta që i ka ministri aktual i Mbrojtjes, Kuvelis thekson se Kamenos i ka qëndrimet e tij të cilat duket se do t’i mbajë.