Barcelona ka mësuar çmimin që duhet të paguajë për të siguruar në janar shërbimet e Filip Kutinjos. Sipas “Mirror”, Liverpuli është i gatshëm të privohet nga mesfushori brazilian vetëm për 135 milionë stërlina, që konvertohen afërsisht me 150 milionë euro. “Blaugranat” po vazhojnë të këmbëngulin për 25-vjecarin, të cilin e konsiderojnë pasuesin ideal të Andres Iniestës, që është drejt fundit të karrierës. Gjatë verës, drejtuesit e Liverpulit refuzuan tri oferta të Barcelonës, e fundit 119 stërlina. Interesi i kalanasve për ish-futbollistin e Interit ka mbetur i njëjtë, por edhe dëshira e lojtarit është që të transferohet në “Camp Nou”.
Kjo është arsyeja që mes përfaqësuesve të skuadrës spanjolle dhe menaxherit të Kutinjos, Kia Joorabçian, janë zhvilluar bisedimë në fillim të javës. Si ndërmjetës mes dy klubeve, përfaqësuesi ligjor i brazialianit ua ka bëtë të qartë të dërguarve të Barcelonës së Liverpuli është gati të nënshkruajë marrëveshjen në janar, për 135 milionë stërlina.