Zhgënjimi i Filippe Kutinjo me Liverpul është monumental. Futbollisti brazilian ende nuk ka folur për qëndrimin arrogant të liderëve të klubit të tij të tanishëm gjatë bisedimeve me Barcelonën. Dhe tani, sapo merkato është mbyllur dhe është ndërprerë dëshira e tij për të kaluar në “Camp Nou”, situata po merr përmasa radikale. Njëri prej tyre, siç ka mësuar “SPORT”, është mospjesëmarrja në fazën e parë të Ligës së Kampionëve. Me këtë vendim, Kutinjo nuk do t’i mbyllë dyert për t’i luajtur me katalanasit raundet me eliminim direkt të këtij kompeticioni, të cilat fillojnë nga shkurti, me një klub tjetër. Braziliani nuk e ka braktisur vendimin e tij për ta lënë Liverpul, pavarësisht përpjekjes së tij të dështuar për të shkuar në Barcelonë këtë verë. Deri më sot, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e përpjekjes për të ndryshuar ajrin në merkaton e dimrit. Liverpul, ndërkohë, njoftoi të hënën se mesfushori brazilian ishte rezervuar në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e Jurgen Klop do të takohet me Seviljan, Spartak Moska dhe Maribor. Nga dyert jashtë, klubi anglez vepron me normalitet total, por ata janë të vetëdijshëm se diçka mund të ketë ndryshuar në lidhje me Kutinjon. Fodullësia, arroganca dhe, për të mos përmendur një pikë të arsimimit të keq, të treguar nga drejtuesit e klubit nga “Anfield” me mjedisin personal dhe profesional të Filipe gjatë gjithë verës, është zhdukur brenda natës. Në Liverpul janë të vetëdijshëm se nuk kanë lënë asgjë në dorën e Filippe për transferimin, por drejtuesit kanë vendosur me vullnetin e tyre, pa marrë parasysh vullnetin e futbollistit. Dhe tani ata përpiqen ta thjeshtësojnë situatën. Kutinjo është ende shumë i zhgënjyer dhe, siç tregoi “SPORT” në edicionin e tij të fundit, lojtari po e përvetëson hidhërimin me vështirësi. Miq të tij të afërt tregojnë se ai po planifikon strategjinë që do të ndjekë tani. Nuk diskutohet, në fazën e grupeve të Ligës Kampionëve është një skenar që ka qenë duke e analizuar javën e kaluar dhe Liverpul është plotësisht i vetëdijshëm që mund të ndodhë. Deri më sot, nuk është aspak e qartë se kur lojtari do të kthehet në dinamikën e trajnimit të Liverpul (sepse mund të ketë surpriza pas kualifikueses Kolumbi-Brazil, këtë të martë). Kutinjo, së bashku me familjen e tij po analizon se cilat masa do të marrë, duke menduar për planin e tij të karrierës. Ai ndihet i nënvlerësuar nga klubi në “Anfield” dhe nuk është i gatshëm ta kthejë faqen e verës që ka jetuar.